“Inceneratori i Fierit” kalon për gjykim, avokati i Myrtezanit: Janë devijuar hetimet

schedule13:32 - 24 Mars, 2023

schedule 13:32 - 24 Mars, 2023

Gjykata ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes për “Inceneratorin e Fierit”, ku të akuzuar janë ish-ministri Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllaku, ish-zyrtari i FSHF, Arben Dervishaj si edhe disa zyrtarë të tjerë.

Pas përfundimit të seancës për mediat ka folur avokati Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fierit, i cili pretendon se hetimet janë devijuar dhe se faturat për të cilat klienti i tij ka nënshkruar janë të falsifikuara dhe kjo sipas tij është e provuar.

Ne kërkuam papërdorshmërinë e këtyre faturave që kanë dalë të falsifikuara. Me e çuditshmja ishte se për këta fatura të falsifikuara dhe u shtua një akuzë për Arben Dervishin, ndërkohë që për pandehurin që unë mbroj nuk u morën parasysh.

Janë të provuara që këto fatura janë të falsifikuara me imitim ose të vendosura mbi xham.

Nuk gjendet asnjë faturë e shkruar dhe nënshkruar prej të pandehurit që unë mbroj.

Unë mendoj se Prokuroria  lidhur me një akuzë për mashtrim, lidhur me pagesat që janë për firmën italiane që është fituese e koncesionit, ka devijuar hetimet. Sepse në bindjen time, rezulton se ka qenë detyre jo vetëm e klientit tim por edhe të tjerëve që të bënin këtë detyrë. Ka qenë detyrë e administratorit të ri dhe ministrit të ri që ka zëvendësuar Lefter Kokën” tha ndër të tjera avokati.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!