Inceneratori i Elbasanit, flet drejtori: Punë që nga 2017, energjia e prodhuar hidhet në rrjet

schedule12:20 - 17 Tetor, 2020

schedule 12:20 - 17 Tetor, 2020

Kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja dhe drejtuesi i impiantit të përpunimit të mbetetjeve Enea Murataj, në një deklaratë për mediat iu përgjigjën akuzave të opozitës.

Opozita ka hedhur akuza lidhur me funksionimin e këtij impianti. Ndërkohë, Murataj u shpreh para mediave se impianti funksionon që nga viti 2017.

Sipas tij energjia e prodhuar nga përpunimi i mbetjeve kalon në rrjet. Ai shton se jo të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit sjellin mbetje dhe kjo bën që impianti të punojë me kapacitet të kufizuar. Siç thotë ai për rrjedhojë energjia e prodhuar është e vogël.

Duke filluar që nga procesi i selektimit, një pjesë tjetër mbetje organike depozitohet në landfill. Në pjesën e parë filluan të gjithë akuzat se këtu do të vinin mbetje nga Europa.  Akuza të shumta na kanë ardhur. Pronarët e vërtetë janë shqiptarët e regjistruar në Shqipëri.

Këtu po sjellin disa bashki të Elbasanit. Por jo të gjitha bashkitë sjellin mbetje, nëse do sillnin impianti do të punonte me kapacitet të plotë. Dhe kjo e kushtëzon punën këtu. E gjithë energjia që prodhohet injektohet në rrjete. Realisht nuk ka një faturë sepse nuk është caktuar çmimi i shitjes së energjisë.

Po të sillnin edhe bashkitë që nuk sjellin impianti do të punonte me kapacitet të plotë dhe energjia e prodhuar do të ishte më e madhe.  Kemi bërë vazhdimisht diskutime për të caktuar çmimin final por nuk është arritu ende një marrëveshje”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryebashkiaku Llatja u shpreh se ka një kontratë koncesionare që mbaron në dhjetor të vitin 2021 dhe në qershor bashkia do të nisë procedurat për dorëzimin.

“Që nga viti 2016 bashkia e Elbasanit sjell çdo ditë mbetjet në këtë incenerator. Mbetjet trajtohen, dhe më parë hidhen buzë lumit Shkumbin. Sot kemi një ambient shukmë herë më të pastër. Ka një kontratë koncesione që mbaron në dhjetor të viit 2021. Në qershor bashkia do të vijë të marrë procesin në dorëzim”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!