Inceneratorët, piramida e përmbysur

schedule21:00 - 2 Prill, 2022

schedule 21:00 - 2 Prill, 2022

Nga emisioni VETTING:

Strategjia për menaxhimin e mbetjeve ishte një ndër programet e rëndësishme të menaxhuara nga Bashkimi Evropian e miratuar nga qeveria Berisha në vitin 2011. Në atë kohë Banka Botërore miratoi një program invesitmi afatgjatë, prej miliona dollarësh për të mbështetur këtë strategji. Projekti i ideuar në vitin 2013, “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese në respekt të Mjedisit”  do të financohej nga Ministria federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.  Projekti do të konkretizohej vitet në vazhdim nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ). GIZ investoi fillimisht 3 milion euro për ndërtimin e landfilldeve në disa qytete.

Kapitulli 27 i Acquis Communautaire, është një ndër më të rëndësishmit në dokumentin që përfshin të gjithë legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ky dokument është pranuar dhe  nënshkruar nga Shqipëria. Prej  kapitullin 27 rrjedh si detyrim zbatimi i pikës 1.3 që është Parimet bazë për menaxhimin e mbetjeve. Parimet bazë të menaxhimit të mbetjeve, janë sanksionuar në ligjin shqiptar nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.  Sipas ligjit në fjalë, parimi kryesor për menaxhimin e mbetjeve është hierarkia e mbetjeve sipas së cilës renditen me radhë: Parandalimi, ripërdorimi, riciklimi, rikuperimi,  depozitimi dhe asgjësimi.

Megjithatë, në vitin 2014 u firmos kontrata e parë për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe vetëm pak kohë më vonë u nënshkrua kontrata për ndërtimin e dy të tjerëve, inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës.  Zgjidhja përmes incenerimit për trajtimin e mbetjeve, u kritikua nga shumica e ekspertëve të mjedisit por edhe nga Bashkimi evropian. Kritikat u adresuan në progres raportin e BE-së në vitin 2019.

Në raportin e bashkimit evropian theksohet se zgjidhja përmes incenerimit dëmton edhe ekonominë ricikluese. Përfaqësuesi i shoqatës së ricikluesve, thotë se institucionet nuk  kanë kryer procesin e konsultimit kur vendosën të zgjedhin menaxhimin përmes incenerimit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!