Inceneratorët, PD padit qeverinë në SPAK: Prokuroria duhet të reagojë, heshtin prej vitesh

schedule11:48 - 19 Tetor, 2020

schedule 11:48 - 19 Tetor, 2020

Partia Demokratike ka paditur qeverinë në SPAK për inceneratorët. Në një deklaratë për mediat ish-deputetja e PD Jorida Tabaku tha se kostot për buxhetin e shtetit janë mbi 430 milion euro vetëm për inceneratorin e Tiranës.

Ndërsa sekretari për Çështjet Ligjore, në PD Çlirim Gjata tha se prej tri vitesh bëhen denoncime.

“Kjo është një çështje korruptive. Kostot për buxhetin e shtetit janë mbi 430 milion euro vetëm për inceneratorin e Tiranës. Ne sot denoncuam vetëm inceneratorin e Tiranës”, tha Tabaku.

Gjithashtu Gjata në një deklaratë për mediat bëri apel që Prokuroria të reagojë, pasi prej vitesh hesht në lidhje me këtë situatë.

“Prokuroria duhet të reagojë. Pse duhet të presë patjetër një denoncim formal. Denoncimet janë dytësore sa i takon procedurës. Prokuroria duhet të veprojë vetë. Ka tre vite që heshtin”, u shpreh Gjata.

/abcnews.al/