Zhvillimet e fundit politike janë komentuar këtë të premte në studion e ABC Live me Aleksandër Çipën dhe Agim baçin.
Gazetarët në fjalën e tyre kanë theksuar se vendim i i opozitës për të votuar zgjatjen e afatit të vettingut është një ndikim i ndërkombëtarëve dhe një rrugë pa kthim për një iniciativë të nisur prej kohësh.
Baçi në fjalën e tij ka theksuar se opozita nuk do e mbante mbi supe barrën që të bëhej pengesë për bllokimin e reformës në drejtësi ndaj dhe ka votuar pro.
“Mendoj se është një inponim i ndërkombëtare dhe opozita nuk do e mbante mbi supe akuzën se opozita ka qenë pengesë. Sot kemi qytetar që për vite të tëra kërkojnë drejtësi por akoma nuk kanë marrë asnjë të drejtë. Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar”, ka thënë Baçi.
Gjithashtu në intervistën e tyre në ABC Live kanë folur për çështjen më të debatueshme mes politikës që është çështja e inceneratorëve.
Baçi është shprehur se pozitive në këtë çështje është se në komisionin hetimor dhe pse ndoshta nuk mund të merret një vendim përfundimtar ajo mund të kalojë si një çështje në SPAK.
“Duhet të pranojmë të dyja pasi nuk e dimë sesa do të ndikojë një gjë e tillë, por nëse denoncimi do të ishte bërë më parë mund të kishte ndikim në zgjedhjet e 25 prillit dhe mendoj se do të ketë. Nga debatet e bëra në komision, mendoj se komisionet hetimore dhe pse nuk mund të mos kenë një miratim të plotë nga mazhoranca mund të përfundojnë në SPAK dhe unë besoj se përmes kësaj të kemi tashmë një hetim të plotë pasi bëhet fjalë për shumë marramendëse. Kjo procedurë e ndjekur që ka kontestime të mëdha meritojnë një vëmendje të rëndësishme pasi guximi për ti bërë gjërat kaq hapur gjerat pasi qytetarët paguajnë taksa besoj se duhet shkuar deri në fund këtij hetimi nga SPAK jo vetëm nga procedurat por secili që shpërdoro paratë e shtetit të mbajë përgjegjësi”, shprehet ai.
Nga ana tjetër gazetari Çipa thekson se ngritjen e komisionit hetimor më shumë e shikon si një çështje për të politizuar sesa për ta zgjidhur.
“Ngritja e një komisioni hetimor mund të sjellë dhe politizimin e janë akuze që është vërtet e rëndë ku përdoret një shumë e konsiderueshme e buxhetit të shtetit. Drejtësia ka një procedurë që në pikëpamjen ligjore është ë papërcaktueshme. Por unë mendoj se kjo çështje është qëllimtë në rrafshin politik nga të gjithë palët”, ka thënë Çipa./abcnews.al