Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Arben Kraja, ka deklaruar se SPAK ka të hapura hetimet për ministra e deputetë, lidhur edhe me çështjet e inceneratorëve. Kraja ka theksuar se hetimi i zyrtarëve të lartë është sfidë e rëndësishme e SPAK.
“Kemi 20 skuadra me BE përfshirë edhe Francën e MB apo Holandë skeptikë me organet e drejtësisë në vendin tonë. Ka pasur arrestime dënime e sekuestrime nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja. 18 milion e gjysmë euro me Italinë apo pasuri të paluajtshme nga aktiviteti i paligjshëm jashtë.
Krimi i organizuar është shumë i zhvilluar. Shqiptarët po përfshihen në krimin në vendin e origjinës dhe kjo e bën të nevojshme bashkëpunimin.
Proceset në këtë fushë kërkojnë kohë, 3 apo katër vite. Hetimi i zyrtarëve të lartë është sfidë më vete. Kemi pasur raste hetimesh apo dënimesh nga vettingu për korrupsion. Kemi pasur hetim e dënim për zyrtarë të larta në prokurimet publike. Drejtoria qendrore e Prokurimeve Publike është shpallur fajtore.
Kemi në hetim edhe në nivel ministrash e deputetësh siç është ajo e inceneratorëve. Kemi çështje të Gërdecit që është rihapur”, tha ai në një intervistë për RTSH.
Kujtojmë se për aferën e inceneratorëve ndodhen në burg, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako. /abcnews.al