Inagurohet Shtegu i Çezarit, Klosi: Një investim supermodern në fushën e turizmit

schedule13:11 - 16 Tetor, 2018

schedule 13:11 - 16 Tetor, 2018

Shtegu i Çezarit, një atraksion i ri turistik, është inaguruar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Financimi për promovimin e këtij destinacioni turistik bëhet nga kompania Balfin Group. Ceremonia u zhvillua pranë Green Coast Resort, i cilësuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi si një investim supermodern i standardeve europiane dhe ndër më të rëndësishmit në fushën e turizmit.

Në ditën ndërkombëtare të ecjes në natyrë është inaguruar Shtegu i Çezarit. Një atraksion i ri turistik që lidh parkun kombëtar të Llogarasë dhe monumentin e Natyrës Delta e Përroit të Palasës.
Ceremonia u zhvillua pranë Green Coast Resort, i cilësuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit si një investim supermodern i standardeve europiane.

Blendi Klosi: “Do të kemi një hotel me 5 yje për të cilat ne po flasim përditë, një nga investimet më të mira të të gjithë zonës së Mesdheut përsa i përket hotelit në cilësinë e tij por po ashtu kemi një bashkërendim ndërmjet këtij investimi dhe sponsorizimit që kompania po bën që së bashku me zonat e mbrojtura të shenjojnë në mënyrë të plotë të gjithë shtegun e Cezarit I cili vjen nga një histori mjëravjecare ku Cezari ka arritur që të kalojë nëpërmjet këtij shtegu për të bërë betejat e tij të famshme me Pompein në Orikum dhe pastaj në zonën e Durrësit. Ne do të vazhdojmë të promovojmë gjithë këto ngjarje historike të cilat dëshmojnë se traditat, vlerat kulturore, vlerat turistike të kësaj zone janë të paimagjinueshme, por janë edhe pashfrytëzuara”.

Në këtë vit, sipas ministrit Klosi, ka patur 20 % më shumë turistë se vjet dhe nëse do kemi një kombinim të natyrës me komoditetin siç e ofron kompania Green Coast do të kishim një zgjatje të sezonit turistik.

“Jemi në mes të tetorit dhe këtu ka një bukuri të madhe dhe një ngrohtësi të konsiderueshme dhe pse jo dhe sot të ishte i mbushur me turistë të cilët e adhurojnë natyrën e bukurinë por edhe duan komoditetin. Prandaj kombinimi që na vjen nga kompania Green Coast të cilën do të doja ta flenderoja për investimin që po bën për shtegun e Çezarit është ajo ç’ka ne do të kërkojmë në të gjithë zonën bregdetare.”

Një nga përgjegjësitë kryesore të Projektit Green Coast është mbështetja e zhvillimit ekonomik të zonës, tha menaxherja Jonida Buda.

Jonida Buda, menaxhere e projektit Green Coast: “Është shumë e rëndësishme pjesa e lidhjes së detit me pjesën e turizmit detar me pjesën e malit, e cila bëhet e mundur nëpërmjet shtegut të Çezarit pasi kjo synon rritjen e sezonit dhe rritjen e punësimit qoftë edhe të zonës por edhe të pjesëmarrjes gjatë gjithë vitit në zonën e Palasës. Vetë Green Coast ka marrë rolin e investitorit strategjik i cili synon rritjen e punësimit në zonë, rritjen e zhvillimit ekonomik, gjë që më parë ka qenë e vështirë dhe vetë zona ka qenë e paaksesueshmë për shkak të infrastrukturës.”

Përfaqësues të zonave të mbrojtura, një grup alpinistesh, ministri Blendi Klosi dhe përfaqesuës të Green Coast, projekti më i rëndësishëm i Balfin Group në fushen e turizmit ngjitën shtegun e Çezarit. Në këtë zonë turistike do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, me pjesëmarrjen e alpinistëve dhe të apasionuarve pas natyrës, qofshin këta shqiptarë apo të huaj. Green Coast ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm edhe për programin “Smile Albania”, mjaft i suksesshëm me një rol të rëndësishëm në promovimin e turizimit shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!