Në Lezhë është inauguruar kopshti i ri “Besëlidhja” ku do të akomodohen 150 fëmijë. Edhe pse u ndërtua godina e re qyteti ofron kapacitete të vogla dhe shumë fëmijë nuk kanë mundësi të regjistrohen në çerdhe apo në kopsht.
150 femijët e kopshtit Besëlidhja në Lezhë u vendosën në godinën e re.
Me kushte krejt ndryshe nga akomodimi i mëparshëm në konvikt. Por ky kopsht nuk plotëson të gjitha kërkesat .
Duke iu referuar popullsisë gjithnjë në rritje, kapacitetet akomoduese janë shumë më të vogla në Lezhë.
Këtë shërbim e marrin vetëm 529 fëmijë, dy herë më pak se numri i të regjistruarve për grupmoshën 3-6 vjeç. Kjo shifër mendohet të jetë më e lartë pasi shumë familje në Lezhë nuk janë regjistruar si banorë të qytetit.
Kërkesa për ndërtimin e një kopshti dhe një çerdheje të re për Lezhën i janë adresuar prej 4 vitesh ministrisë së arsimit, por ende nuk kanë marrë përgjigje pozitive./ABC News Albania 24/7