Imunoterapia, trajtim special për kancerin në Spitalin Amerikan 1

schedule16:54 - 11 Shkurt, 2022

schedule 16:54 - 11 Shkurt, 2022

Kanceri është kthyer në epidemi. Por me rritjen e numrit të të prekurve po shtohen dhe mënyrat e trajtimit.  Imunoterapia është një prej tyre.  Mjekja onkologe në Spitalin Amerikan 1 në Tiranë Esmeralda Sera e përshkruan si revolucionin më të madh të Onkologjisë së viteve të fundit.

“Me zbulimin e de medikamenteve që quhen checkpoint intlibitors Onkologjia ka marrë një zhvillim dhe një vrull të madh këto 15 vitet e fundit. Medikamentet e përdorura gjatë imunoterapisë aktivizojnë vetë sistemin imunitar të pacientit duke e detyruar sistemin imunitar ta luftojë ai kancerin”.

Prej vitesh kjo terapi aplikohet dhe Spitalin Amerikan 1. Mjekja tregon se trajtohen disa lloje tumoresh  ndërsa thotë se  rezultatet kanë qenë të kënaqshme.

“Në spital trajtohem pacientë me imunoterapi, me medikamente të imunoterapisë. Pacientë me kancer të veshkës me kancer të zorrës shë trashë em kancer të pulmonit me kancer të gjirit, me melanomë metasatike ose jo dhe ka treguar mjaft rezultate të mira te këto pacientë që e kanë marrë këtë lloj trajtimi”.

Imunoterapinë onkologia Esmeralda Sera e konsideron si të tashmen dhe të ardhmen e  trajtimit të tumoreve malinje ndërsa thotë se përmes saj bota mund të arrijë  zhvillime të mëdha.

“Për momentin e kemi kthyer kancerin në një sëmundje kronike me shpresën se në të ardhmen do  të jetë një sëmundje e shërueshme”. /abcnews.al