Improvizohet dasma, tradita shkodrane mes këngëve

schedule16:43 - 12 Shtator, 2021

schedule 16:43 - 12 Shtator, 2021

Nga Simon Shkreli

Dasma është celebrim i dashurisë, është festë, ku mblidhet fisi dhe fqinjët. Të ftuarit ulen në vendet e caktuara dhe dasma fillon…

Një program me rreth 50 materiale të përzgjedhura nga Maestro Lorenc Radovani që nisin me këngën e njohjes së çiftit, më pas me atë të fejesës për të përfunduar me këngët e dasmës shkodrane.

 “Ceremonialin e dasmës nuk e kam parë si një aheng si cikël të mbyllur. E kam parë si një ngjarje kulturore ku merr pjesë dhe komuniteti. Më kujtohet vogëlia ime kur shkonim nëpër rrugica e ndiqnim dasmat për e ndiqnim orkestrën për orë të tëra. Mendoj të mbahet tabani se një i huaj s’do të dëgjojë këtu një këngë amerikane por do gjëra lokale,” thotë Radovani.

Këngëtarët e rinj dhe muzikantët përcollën një atmosferë të veçantë ku nuk mungoi dhe humori.

“Jam martu njëherë, po u vesha si dhëndër sërish.”

“Për dasmën time do këndoja këngën “Për mua paska qenë kismet”. Jam ndjerë më shkodrane se kurrë.”

“Donim të bënim tamam dasëm, na kish marrë malli për dasëm se dhe ka qenë pandemi.” “Turtullesha” është kënga ime e preferuar.

“Jam fans i vjetër i këngës shkodrane dhe u ndjeva mirë bashkë me grupin.”

Spektaktorët e mbërritur edhe nga qytet të tjera e shijuan këtë dasëm të imporvizuar.

“Ne korçarët kemi bërë shumë krushqi me shkodranë, e shijuam shumë.”

Koncerti “Një trashëgimi i të parëve tanë” me tematikën dasma u organizua dhe për të nderuar kompozitorët që kanë mbajtur gjallë traditën shkodrane. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!