Importuesit e plehrave kimikë bujqësor kanë kundërshtuar gjobën e vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës duke paralajmëruar hapa ligjorë në këtë drejtim.
Ata theksojnë se ky institucion nuk ka asnjë fakt konkret në lidhje me abuzimet apo fiksimin e çmimeve. Pak ditë më parë autoriteti i konkurrencës gjobiti kompanitë me gjobë që shkon në total rreth 200 milionë lekë.
Importuesit e plehrave kimikë kanë paralajmëruar Autoritetin e Konkurrencës se do të ndërmarrin hapa ligjorë për gjobën e vënë ndaj 3 kompanive e cila arrin në total në 200 milionë lekë.
Tritan Çako drejtor ekzekutiv i shoqatës së importit të imputeve bujqësore ka deklaruar se vendimi është i padrejtë dhe institucionet nuk kanë asnjë fakt konkret për abuzime.
Kompanitë e justifikojnë rritjen e çmimeve me shtimin e kostove të prodhimit dhe të transportit pasi tregjet kryesore ku importojnë janë Rusia dhe Ukraina
Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me kompanitë importuese së fundmi ka ngritur një strukturë monitorimi, duke fiksuar një tavan çmimesh javor për produktet bazë.
Ndërsa fermerët shprehen se e kanë të pamundur që të përballojnë kostot e plehrave kimikë në këtë situatë krize.