Implikimet e zyrtarëve, Hoxha: Si erdhi fuqizimi dhe goditja e Rezart Taçit

schedule13:15 - 17 Nëntor, 2021

schedule 13:15 - 17 Nëntor, 2021

“Dosja Taçi” ka trazuar edhe njëherë ujërat në politikë, pasi nga përgjimet e autoriteteve italiane për biznesmenin dhe bashkëpunëtorët e tij përmenden si të përfshirë edhe zyrtarë shqiptarë.

I ftuar në studion e “Abc live” me Juli Xhokaxhi, gazetari Artan Hoxha shpjegoi sesi Rezart Taçi u kthye në një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe impakt në vend. sipas tij, Taçi gjeti kuptoi se si funksionon administrata dhe qeveria dhe iu përshtat këtij habitati.

Teksa rrëfen sesi arriti të merrte Armon, gazetari thotë se goditja më e madhe për Taçin erdhi në momentin që mediat italiane i referoheshin si “sheiku shqiptar i naftës”, ndërkohë që rafineria ishte në kushte skandaloze.

 “Për mua është njëshi në atë fushë. Ka bërë gjërat më të pabesueshme që mund të bëhen. Organizoi një kupë që u quajt trofeu Taçi, Real Madrid për 2 milion euro erdhi në “Qemal Staf”a, vetëm që të jepej ai ceku.

Taçi thjeshtë kuptoi si funksionon administrata dhe qeveria dhe iu përshtat këtij habitati. Goditja e parë që bëri në treg, mbaj mend edhe dokumentarë të televizioneve italiane, e quanin ‘sheiku i Shqipërisë’ kur vinin e shikonin Armo, e kuptonin që sheiku ishte fals, një rafineri e ndryshkur.

Taçi sot e kësaj dite nuk është shpallur i dënuar. Është i dyshuar, nuk është fajtor. Si e mori armon? Me sa e kam ndjekur i ishte premtuar një biznesmeni tjetër dhe ishte një nga investitorët në opozitë të PD. Papritmas Taçi futet në lojë, gjen kontaktet e duhura dhe i është paguar një shumë 9 milion euro në Austri. Nuk e mori Armon ai që duhet ta merrte por u tha se e mori një kompani amerikane nga Teksas. Në vetvete nuk ishte kompani amerikane. Në fakt ishte Taçi që nuk kishte as lekët,” u shpreh gazetari. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!