Në studion e “Byro Politike” mbrëmjen e kësaj të mërkure ishte mjekia kardiologe Daniela Teferiçi e cila ka folur për impaktin që mund të ketë koronavirusi tek zemra.
Mjekia sqaron se koronavirusi dihet që prek shumë mushkëritë, por edhe organet e tjera nuk mbeten të paprekura. Sipas saj, të rrezikuar nga problemet kardiake të shkaktuara nga Covid-19 nuk janë vetëm ata që janë të sëmurë me probleme të zemrës por edhe persona të tjerë.
Teferiçi shpjegon që personat më të rrezikuar nga koronavirusi janë ata me sëmundje pulmonare, hipertension, sëmundje kardiovaskulare ata që kanë pasur aksidente cerebro vaskulare etj.
Daniela Teferiçi shpjegon: Cilat janë ato sëmundje që kanë impakt të keq në rast infektimi me koronavirus. Personat me sëmundje pulmonare, hipertension, kardiovaskulare, arterie koronare, aksidente cerebro vaskulare, janë pacientë më të rrezikuar, që mund të kenë një fund fatal nëse infektohen nga virusi në fjalë…Është parë që kemi prekje të zemrës, në 20-30 përqind të të sëmurëve. Por, Covid nuk prek vetëm pulmonet, futet mes pulmoneve, ai futet mes tyre dhe përhapet në të gjithë organizmin. Dhe nis një proces inflamantor. Mund të shkaktojë trombozë, Kur preket zemra është vënë re se 50 për qind e rasteve kanë përfunduar me vdekje. Prekja e zemrës ka prognozë të keqe.
Ndërsa sa i përket problemeve që shkakton virusi në zemër, kardiologia shpjegon se mund të shkaktohet miokarditi.
Daniela Teferiçi shprehet: Ekzistojnë disa hipoteza. Një prej tyre është demtimi i miokardit. Miokarditin mund ta shkaktojë edhe në persona të shëndetshëm. Problemi i miokarditit mund të jetë fatal. Një prekje virale, një grip, përfundon në insufiçencë kardiake. Pas gripit personi ka marrje fryme, vjen për një kontroll dhe shikohet që ka një dëmtim të funksionit kardiak.
Ndërsa, sa i përket pacientëve që duhet të kenë më shumë kujdes që të mos e marrin virusin, mjekia thotë se hipertensioni dhe obeziteti janë gjithashtu të rrezikshëm.
Daniela Teferiçi: Unë do thoja që nëse ata infektohen, ecuria është më e keqë. Gjithsesi ka pacientë që janë infektuar dhe kanë mbijetuar. Prognoza është më e keqe. Duhet të kenë të njëjtin kujdes si të tjerët. Obeziteti një faktor risku. Ndikon tek personat e rinj.
Çfarë të bëjnë ata që vuajnë nga zemra?
Daniela Teferiçi: Duhet të marrin rregullisht medikametet. Këto medikamete nuk duhet të ndërpriten, sikurse aspirina. Ndërprerja e tyre ka cuar në përkeqësim të sëmundjes bazë që është sëmundja kardiovaskulare. Stresi dhe frika mund të kthehet në dëmtim primar ashtu sikurse dhe virusi.
Mjekia thekson gjithashtu se lëvizja dhe aktiviteti fizik janë shumë të rëndësishme pasi mund t’i shpëtojë nga një trombozë e mundshme.
Ajo thotë: Lëvizja është e domosdoshme sepse është parë që infektimi nga Covidi, edhe tek ata që shërohen, priren të kenë tromboza, prandaj këshillohet që të lëvizin. /abcnews.al/