Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas.
Rama shprehet se punimet po ecin me ritme të mira dhe se do të jetë një linjë tërësisht elektrike. Gjithashtu kryeministri thekson se do të ketë një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend.
“Vijon puna me ritme të mira në kantierin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas e cila do të jetë një linjë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend, e ku falë makinerive moderne me të cilat po punohet në subjekt, ky projekt po merr një hov më shumë në ecurinë e përgjithshme të punimeve për linjën”, shkruan Rama në Facebook.