Immobile refuzoi 28 milion euro, zbulohet prapaskena e merkatos

schedule10:18 - 21 Tetor, 2020

schedule 10:18 - 21 Tetor, 2020

Ciro Immobile mori një ofertë tunduese këtë verë nga Premier League. Sulmuesi i Lazio, i cili vjet mori edhe “Këpucën e Artë” në Itali dhe Europë, refuzoi të bashkohej me Neëcastle United.

Oferta ishte mjaft e mirë, sikurse raporton gazetari italian Fabrizio Romano. Immobile kishte në tavolinë një kontratë 5-vjeçare, prej së cilës do të përfitonte në total 27.5 milion euro. Pra, 5.5 milion euro në sezonin.

Vetë sulmuesi e ka konfirmuar diçka të tillë, duke u shprehur se anglezët folën me menaxherin e tij. Gjithsesi Immobile më parë ka folur me drejtuesit e Lazio dhe së bashku kanë vendosur që ta refuzojnë propozimin e bërë nga anglezët dhe më pak kanë rinovuar marrëveshjen. /abcnews.al