Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Immobile po shënon pafund, Tare përgatit dhuratën për goleadorin e Lazios

schedule16:14 - 23 Janar, 2020

schedule 16:14 - 23 Janar, 2020

Ciro Immobile po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës dhe po udhëheq Lazion drejt sukseseve në kampionat me golat e tij. 11-të ndeshje radhazi ka fituar ekipi kryeqytetas në Serie A, ndërsa sulmuesi italian ka shënuar 26 gola këtë sezon në të gjithë kompeticionet.

29-vjeçari kryeson renditjen e golashënuesve të Serie A dhe drejtuesit e Lazios janë gati t’i dhurojnë rinovimin e radhës. Lojtari i kombëtares italiane rinovoi për herë të fundit në tetor të vitit 2018 deri në verën e vitit 2023.

Lazio është e kënaqur me rendimentin e tij dhe ka përgatitur të zgjasë bashkëpunimin. TMW raporton se Igli Tare i ofron një zgjatje kontrate me një vit, pra deri në 2024, ndërsa rroga e Immobiles do të shkojë në 4 milion euro në sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!