Ciro Immobile nuk ia ka dalë dot që të jetë i gatshëm për ndeshjen që Italia do të luajë ndaj Hungarisë, takim që luhet për vendin e parë në grupin 3 të Ligës A.
Sulmuesi italian nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës për në Budapest, pas shqetësimeve që ka shfaqur lojtari.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Italiane e Futbollit, ku thuhet se lojtari është rikthyer në Romë, ku do të jetë nën vëzhgimin e stafit mjekësorë të Lazios. /f.a/abcnews.al