Lazio shënoi tre gola dhe siguroi një fitore të madhe 3-1 përballë Borussia Dortmund në sfidën e parë të grupeve në Champions League. Ciro Immobile zhbllokoi sfidën me golin e tij në minutën e gjashtë, duke u “hakmarrë” ndaj verdhezinjve gjermanë, me të cilët kaloi një sezon zhgënjyes në vitin 2014.
“Ishte një emocion i pabesueshëm të riktheja këtë klub dhe fanellën bardhekaltër përsëri në Champions; ishte një shije tepër e veçantë. Jemi të kënaqur, zhvilluam një ndeshje perfekte, ndihem mirë për takimin që luajta. Mos të harrojmë që përballë kishim një ekip shumë të fortë.
Golat dhe rastet e LAZIO-DORTMUND
Duhej kjo fitore pas paraqitjes negative në kampionat, do të jetë një pikë kthese në aspektin mental triumfi i sotëm“, deklaron për Sky Sport golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Evropë. /abcnews.al