Imazhi i Napolit në rrezik, hajdutët italianë i kthejnë turistit orën pasi e kuptuan se ishte false

schedule10:45 - 23 Korrik, 2022

schedule 10:45 - 23 Korrik, 2022

Një ngjarje shumë e çuditshme dhe qesharake ka ndodhur në Piazza Trieste e Trento, e cila është në zemër të qytetit italian të Napolit.

Dy turistë meshkuj zviceranë janë ulur në zonën e frekuentuar të lokalit dhe një djalë të ri me bluza dhe pantallona të shkurtra, shihet që qarkullon në po të njëjtin vend.

Sipas kamerave të sigurisë, kamarieri u sjell menunë turistëve dhe kthehet brenda, i riu shihet duke ecur rreth anës së zonës së ndenjur të rrethuar dhe më pas duke hyrë nga sheshi drejt turistëve. Ai nxjerr një armë dhe e mban në kokën e turistit, ndërsa ia shkëput orën nga kyçi i dorës. Incidenti përfundon brenda pak sekondash dhe turistët duken të tronditur teksa shpjegojnë se çfarë i ka ndodhur kamerierit.

Por pamjet e mëvonshme, të marra vetëm shtatë minuta më vonë, tregojnë turistët, të cilët vendosën të qëndronin për të pirë, duke u afruar nga një tjetër i ri me një bluzë të bardhë, duke tundur krahët për të treguar se është i paarmatosur dhe më pas ua kthen orën.

Arsyeja? Ishte një orë false, në vend të asaj origjinale dhe firmë që pretendohej të ishte.

Kjo ngjarje është bërë virale në media, duke ulur shumë imazhin e mirë dhe të njohur që Napoli kishte për të gjithë turistët nga mbarë bota./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!