Analisti Ardian Arifaj ka qenë në një lidhje skype në emisionin “Balkan Update” me gazetaren Linda Karadaku në ABC News, ku komentoi se situatën në të cilën gjendet Kosova në lidhje me marrëveshjen e ofruar nga perëndimi në lidhje me Serbinë.
Analisti u shpreh se Kosova në këto momente do të duhet të negocionte për gjera më të mëdha dhe më të rëndësishme, sic është përshembull njohja reciproke ose anëtarësimi në Kombet e Bashkuara.
“E tërë marrëveshja është një lëvizje prapa, pasi nuk po flasim për njohje, për anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara, por për një ngjarje në thelb më të vogël.
Sa i përket çështjen së kishës ortodokse serbe, Kosova nuk është bërë pengesë asnjëherë. Por ajo që nuk është ende e qartë është se çfarë nënkuptohet me të drejtën shtesë që kërkohet për komunitetin serb në Kosovë.
Kjo pika e Asociacionit është bërë tema më e nexehtë dhe më përçarëse dhe po rrezikon gjithë marrëveshjen, e gjithashtu po rrezikon edhe marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj ndërkombëtarë.
Në lidhje me sukeset dhe dështimet që ka pasur qeveria Kurti në dy vite në pushtet, Arifaj tha se padyshim që më shumë anojnë dështimet, dhe në këto dy vite të mbetura është shumë e vështirë që të realizohen premtimet që ka dhënë për të ardhur në pushtet.
Ai shtoi se pozicioni i Kosovës karshi Serbisë dhe Ndërkombëtarëve ka degraduar.
Arifaj theksoi edhe faktin se Kosova nuk duhet të bëjë kompromis me diçka më të madhe se ajo që i ofrohet.
“Është e vështirë të flitet për kompromis kur shikohet se sa pak po merr Kosova. Është e vështirë të shihet se çfarë duhet të japë Kosova për një marrëveshjen për aq sa pak. Nëse fiton pak, duhet të japësh pak”, përfundoi ai.r.t/abcnews.al