Imazhet satelitore tregojnë dëme në fabrikën e çelikut në Mariupol, një ushtari bllokuar: Jemi si në mesjetë

schedule13:09 - 28 Prill, 2022

schedule 13:09 - 28 Prill, 2022

Është fillimi i muajit të tretë të luftimeve ruse ndaj Ukrainës, ku deri më tani kanë humbur jetën mijëra civilë.

Mediat e huaja kanë publikuar imazhe satelitore nga Planet Labs PBC që tregojnë dëme të konsiderueshme në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku janë strehuar si civilët ashtu edhe ushtarët.

Në një deklaratë për mediat një ushtar ukrainas i izoluar në kompleks ka thënë se qindra njerëz janë bllokuar, por forcat e tij do të vazhdojnë të luftojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Kapiteni Sviatoslav Palamar, 39 vjeç, një zëvendës komandant i Regjimentit Azov të Ukrainës, është shprehur se për sa kohë ato janë aty qyteti është nën mbrojtjen e tyre.

Tani është si një rrethim mesjetar. Ne jemi të rrethuar, ata nuk po hedhin më shumë forca për të thyer vijën tonë mbrojtëse. Ata po kryejnë sulme ajrore”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se fabrika e çelikut po bombardohet vazhdimisht dhe në një moment forcat ruse dërguan një kolonë tankesh dhe automjetesh të blinduara, por ukrainasit arritën ta shkatërrojnë atë.

Kapiteni Palamar, baba i një fëmije, tha se grupit po i mbarojnë ilaçet, fashat, ushqimi dhe uji.  Ai nuk mund të thoshte se sa civilë ishin strehuar në kompleks, por tha se ata ishin në bunkerë të ndryshëm nga ushtarët.

“Ne u sjellim atyre ushqim civilëve dhe kontrollojmë shëndetin e tyre, por nuk mund të qëndrojmë me ta për arsye të dukshme: armiku mund të bënte një provokim dhe të thoshte se…ne ishim fshehur pas civilëve,” tha ai.

Një bunker që mbante civilë, përfshirë fëmijë, u godit nga një raketë intensive të martën dhe një grua dhe një burrë i moshuar u plagosën, tha ai.

Kapiteni Palamar kërkoi që një korridor humanitar të hapej dhe tha se kapja e robëruar nuk ishte një opsion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!