Imazhet e jashtëzakonshme të NASA-s

schedule17:53 - 9 Mars, 2018

schedule 17:53 - 9 Mars, 2018

Në kuadër të botimit të një libri të ri të quajtur “Space Exploration” (Eksplorimi i hapësirës), NASA ka shpërndarë disa nga fotot më mahnitëse që ka arritur të shkrepë ndonjëherë.

Bëhet fjalë për fotografinë e njeriut të dytë që shkeli në Hënë, të realizuar nga austronauti tjetër Neil Armstrong, që kishte zbritur disa minuta para tij.

Por jo vetëm kaq. Nasa ka zbuluar edhe imazhe të mrekullueshme nga unazat e Saturnit, të sjella nga satelitët më të fundit.

Edwin Eugene Aldrin, njeriu i dytë që ka shkelur në Hënë. Ai ishte pjesë e misionit “Apollo 11” më 21 Korrik. Fotoja është shkrepur nga austronauti tjetër, Neil Armstrong, i cili është njeriu i parë që ka ecur në Hënë.
Ky është poli i jugut në Jupiter. Fotoja është bërë në Maj të 2017-s nga sateliti “Juno”.
Kështu duket Toka nga Hëna. Kjo foto është realizuar si pjesë e misionit “Apollo 11”, i cili në fakt është misioni i vetëm që arriti të largohej nga orbita e Tokës, të shkonte në atë të Hënës dhe të rikthehej sërish pa probleme.
Në këtë foto, austronatja Tracey Caldwell Dyson shikon nga dritarja e Stacionit Ndërkombëtar Hapësionr (ISS) planetin.
Kjo foto është realizuar nga sateliti “Cassini”. Për të arritur në këtë përfundim janë përdorur disa imazhe të shkrepura nga sateliti.
Austronauti i Agjencisë Europiane të Hapësirës, Thomas Pesquet gjatë një ecje në hapësirë në Janar të 2017-s.