Imazhe nga Planeti i Kuq, Kina publikon regjistrimet e roverit të parë

schedule15:55 - 19 Maj, 2021

schedule 15:55 - 19 Maj, 2021

Misioni i parë rover kinez në Mars nisi në korrik të vitit të kaluar, ndërkohë të shtunën ka arritur që të ulet në Mars.

Medit e huaja bëjnë me dije se Kina këtë të mërkurë ka bërë publike imazhet që ka arritur që të  regjistrohen nga Rover Zhurong në planetin e kuq.

Vendi i zgjedhur për zbarkimin e misionit kinez është një zonë e rrafshët në rajonin e Utopisë, në veri të ekuatorit të planetit.

Zhurong do të shqyrtojë përbërjen gjeologjike të zonës dhe do të kërkojë shenja të jetës antike në planet.  Ndërkohë presidenti kinez Xi Jinping e përgëzoi ekipin e misionit për “arritjen e jashtëzakonshme” pasi vetëm amerikanët deri më tani kanë arritur të zbarkojnë në Mars.e. su./abcnews.al