Read More…

"/>

Imami nga Peja vdes aksidentalisht në xhami

schedule09:34 - 12 Prill, 2019

schedule 09:34 - 12 Prill, 2019

Imami nga Peja, Ramë Blakaj, ka ndërruar jetë pasditën e djeshme.

Klan Kosova merr vesh që shkak i vdekjes ishte një incident me rrymën elektrike në xhaminë e fshatit Novosellë të Pejës.

Këtë rast për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Me datën 11.04.2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë në Pejë nga dëshmitarët e ngjarjes. Patrulla ka arritur në vend dhe ka vërejtur viktimën në dysheme”.

“Në vendngjarje ka arritur emergjenca me ekipin. Hetimet për këtë rast kanë filluar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”.

Imami me prejardhje është nga fshati Vrellë e Istogut, ndërsa detyrën e tij e kishte ushtruar në xhaminë e fshatit Novosellë.

Para dy muajsh, Ramë Blakajt i kishte vdekur edhe vëllai i tij 40 vjeçar. /klankosova