Imami kundër Starovës: Nuk janë vetëm 4 ekipe për titull, Tirana testi ynë

schedule23:37 - 9 Nëntor, 2020

schedule 23:37 - 9 Nëntor, 2020

Sulejman Starova është i bindur që Vllaznia nuk mund të luftojë me katër ekipet pretendente për titull dhe këshillon që në Shkodër të mos “fluturojnë”. Në krahun tjetër, Eni Imami, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC, ndan mendim tjetër. Në diskutim u fut edhe trajneri Orges Shehi.

Vllaznia ka një organizim shumë të mirë, që do t’i japë rezultatet me vonesë. Kështu mendoj unë. Kampionati është shumë i ashpër. Kam thënë se Laçi, Partizani, Teuta dhe Tirana janë për titull. Edhe Bylisi e Vllaznia mund të bashkohen te mesi i artë dhe t’i lënë vetëm Apoloninë dhe Skënderbeun. Vllaznia dhe Kastrioti janë si skuadrat e vjetshme në fillim.

Me kë ka luajtur Vllaznia? Me Apoloninë që është kandidati i parë për të rënë. Ishte në shtëpinë e vet. Mundën edhe Skënderbeun me meritë. Ata janë një ekip me probleme në fazën sulmuese. Këto skuadra kanë diferencën me ato që sulmojnë. Skuadrat e tjera janë larg katërshes së sipërme. Kastrioti më duket larg rënies. Këshilla ime është që të bëjnë kujdes te Vllaznia. Mund ta pësojnë nga këto thëniet që duam minimalisht Europën”, tha Starova.

Imami ndërhyri dhe tha: “Nuk jam dakord me faktin që janë vetëm 4 ekipe për titull. Nuk ka diferenca, prova jonë është me Tiranën, por në asnjë mënyrë nuk e nënvlerësoj Skënderbeun dhe Apoloninë. Trion që e ke si parim, e ka futur trajneri që ka ardhur dhe drejtuesit.

Ndoshta bëj gabim që po e them por nuk e kam në aspektin negativ; djemtë që kanë qenë aty te Vllaznia edhe më parë, thonë që sivjet është ndryshim i madh. Po flas vetëm krahasuar me vitin e fundit. Flas për harmoninë dhe njerëzit e rinj që janë në klub”.

Orges Shehi, gjatë diskutimit shtoi: “Duket, është e qartë që ka ndryshime. Kanë marrë lojtarë si Dunga e Imami, kanë marrë edhe nga jashtë. Kanë edhe një president dhe kanë premisa të ecin përpara, duke pasur parasysh që Shkodra e do shumë futbollin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!