Imami: Fitoret me të “voglat”, suksesi ynë. Laçi? Sa mirë që mungon Mazrekaj

schedule23:52 - 1 Shkurt, 2021

schedule 23:52 - 1 Shkurt, 2021

Eni Imami, mbrojtësi i Vllaznisë, është pjesë e emisionit “Pressing” sonte në ABC. Ekipi shkodran po shkëlqen këtë sezon dhe mban vendin e parë me meritë në Superiore. Sfida e fundit përballë Partizanit u mbyll në barazim pa gola, rezultat që 28-vjeçari e cilëson të drejtë.

Përveç atij rasti në fund, që e thashë se në një fushë tjetër do të ishte gol, loja ishte e barabartë. Kishim shanset tona në pjesën e parë, ndërsa Partizani kontrolloi më shumë pjesën e dytë. Mendoj se barazimi ishte rezultat i drejtë.

Me ekipet më të vogla kemi marrë maksimumin. I kemi vlerësuar si Partizanin, Tiranën apo Laçin, dhe kjo na ka dhënë një fare avantazhi. Fitoret rresht të krijojnë vetëbesim, por nuk ka qenë i tepruar ky vetëbesim te ne. Ky ka qenë favori ynë.

Laçi? Është një ekip që duhet marrë shembull, marrin pjesë prej 10 vitesh në kompeticionet evropiane. Duhen vlerësuar, shoh Mazrekajn aty, e kam qejf si futbollist dhe po na kënaq nga ndeshja në ndeshje. Sa mirë që nuk luan ndaj nesh.

Do gabojë Vllaznia, por do gabojnë edhe ekipet e tjera. Vetëm humbja me Kukësin ka zhgënjyer disi trajnerin Brdaric. Humbëm në një ndeshje ku u luajt futboll i hapur“, theksoi mbrojtësi i kuqebluve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!