Imami: Berisha i vetmi që mund të gjejë zgjidhje për bashkimin e PD

schedule20:43 - 22 Mars, 2018

schedule 20:43 - 22 Mars, 2018

Një nga ish-themeluesit e PD, Arben Imami, kërkon ndërhyrjen e Sali berishës, në mënyrë që PD të mos ketë një humbje skandaloze sipas tij në zgjedhjet e ardhshme. Në studion e ABC News, Imami thotë se PD ka nevojë të bashkohet e këtë nuk e bën dot Lulzim Basha.

Arben Imami i ftuar në studion “Mbrëmje në ABC News” me Mirela Milorin ka folur për sfidat e Partisë Demokratike në situatën që gjendet sot. Për ish deputetin demokrat zgjidhja e vetme është bashkimi dhe dorëheqja e Lulzim Bashës.

“Një kryetar që nuk e ngre dot partinë, në këto kushte duhet bërë bashkë. Basha duhet të japë dorëheqjen dhe jo ngrirje shkrije për shkak të situatës ë rëndë”-u shpreh Imami.

Ish –deputeti demokrat fajësoi kreun aktual Lulzim Basha që kjo forcë politike që prej vitit 2013 ka ardhur në rënie dhe kjo sipas tij është shumë e rrezikshme.

“Partia Demokratike prej vitit 2013 ka ardhur në rënie dhe kjo është shumë e rrezikshme. Lulzim Basha po e zhyt më thellë PD dhe kjo parti në zgjedhjet e ardhshme mund të marrë nën 20 %. Basha mesa duket do të vazhdojë në këtë rrugë dhe do sjellë mbylljen e Partisë Demokratike. Bashkimi është rruga e vetme për ta shpëtuar PD, shansi i fundit janë zgjedhjet e ardhshme”- deklaroi Imami.

Përsa i takon financimeve të lobimit, Imami tha se ka pikëpyetje të mëdha, por nëse  Basha ka firmosur një kontratë lobimi me financim rus kjo gjë i përket atij dhe nuk e përfshin PD-në.

I pyetur për Berishën, Imami tha se është i vetmi personalitet brenda demokratëve që qëndron mbi palët.

“I vetmi njeri që qëndron mbi palët është Berisha. Ka nevojë për një ndërhyrje, dikush tek i cili kanë garanci të gjitha palët. Berisha është personaliteti më i rëndësishëm aty, është personaliteti që nëse dështojnë të gjitha mjetet, mbase duhet të gjejë një rrugë pozicioni për të ndikuar më mirë në këtë proces. Se si, kjo është çështje e tij“, tha Arben Imami./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!