Iluzion optik, si ta ndaloni imazhin që duket se po lëviz

schedule11:23 - 27 Qershor, 2022

schedule 11:23 - 27 Qershor, 2022

Një iluzion vizual po ngjall interes në internet, me dizajne të verdha dhe vjollcë që rrotullohen ndërsa e shikojnë.

Imazhi duket se po lëviz, por nuk është kështu. Iluzione të tilla mashtrojnë trurin, duke përdorur ngjyra, forma dhe objekte të kundërta. Për shkak se truri lexon një ndryshim në dritë si lëvizje, linjat duket se po lëvizin, sipas NYPost.

Megjithatë, postimi thotë se lëvizja mund të ndalet ose ngadalësohet nëse shikoni në qendër të imazhit.

Iluzione të tilla vizuale nuk janë vetëm zbavitëse, por gjithashtu ndihmojnë ekspertët të hedhin dritë mbi funksionet e brendshme të trurit dhe mënyrën se si ai reagon./abcnews.al