Deputetja Monika Kryemadhi u paraqit në hënën në prokurorinë e posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje. Kryemadhi pretendoi se deklaratat e ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta se biznesmeni Ardian Shatku i ka vënë në dispozicion një kartë banke janë të njëjta me ato të prokurorisë së posaçme.
“Më vjen shumë keq që babai i fëmijëve të mi vazhdon dhe ripërsërit deklaratat e Altin Dumanit, të Sotir Kllapit dhe të Arben Krajës, gjë që ka të bëjë çështje dhe këndvështrime të ndryshme të asaj që lexojmë në një dosje të përbashkët”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi pranoi se ka udhëtuar jashtë Shqipërisë në shoqërinë e biznesmenit Shatku që është edhe i afërmi i saj, por mohoi të këtë shpenzuar 240 mijë dollar aq sa pretendon Prokurorja e Posaçme.
“Jo, nuk është dyqind e dyzet mijë dollarë veshje, këto i thotë zemërdhënësi I Partisë së Lirisë së Tedi Blushi, i cili merr direktivat nga SPAK-u, 240 mijë dollarë është gjithë karta e Zotit Adrian Shatku, që është me hotele, me bileta avioni, dreka me darka me akulloren. Secili ka shpenzimet e veta dhe do t’i kërkojë edhe bankës, edhe për sa më përket mua…”, ka thënë më tej Kryemadhi.
Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se çifti Meta-Kryemadhi akuzohen për fshehje pasurie, pastrim parash e korrupsion ne lidhje me hetimet për lidhjen e marrëveshjes mes Cez dhe Dia, shumat e pa deklaruara të parave për lobimin në shtetet e Bashkuara të Amerikës te partisë lëvizja socialiste për integrim si dhe mos deklarim te burimit të të ardhurave për disa ndërhyrje kirurgjikale dhe për ndëshkimin për lidhjen e një marrëveshje interkonjeksioni mes një kompanie që drejtohet nga një shqiptaro-amerikan dhe një kompanie celulare në vendin tonë.
/abcnews.al/

