Ilir Mustafa u aktivizua në ndeshjen miqësore të Vllaznisë me Burrelin dhe pati shumë lajme për një akord të mesfushorit me shkodranët.
Gjithsesi duket se 25-vjeçari që ka qenë në të shkuarën pjesë e Kosovës U21 do të luajë në një ekip tjetër sezonin e ardhshëm.
GazetaSheshi në Kosovë shkruan se Mustafa ka arritur marrëveshjen me Malishevën dhe do ta vijojë aty karrierën.
Mesfushori vjet ishte pjesë e Keciorengucu në ligën e dytë turke, ndërsa në Kosovë ka veshur fanellën e Lirisë dhe Dukagjinit. /abcnews.al