TIRANË– Ish-Presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u vu në pranga mesditën e kësaj të hënë në Tiranë me urdhër të SPAK, ndërsa akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.
Ai po kthehej me makinë nga Kosova, ndërsa në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë.
Pas arrestimit, personi i parë që e ka takuar Metën ka qenë djali i tij, i cili është parë duke i çuar disa shishe me ujë.
Abc News ka siguruar momentin kur djali i Metës i dërgon ujë të atit në bllokun e sigurisë./ abcnews.al