TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta dha sqarime për hërë të parë në prokurornë e posaçme si person nën hetim për më shumë se 2 orë e 30 minuta. Interesi i hetuesve gjate marrjes ne pyetje ka qene vetem per ceshtjen e lobimit te ish-levizjes socialiste per integrim ne SHBA, ndonse Meta eshte i dyshuar edhe per ceshtjen CEZ-DIA , fshehje pasurie e pastrim parash.
Mësohet se ish-presidenti ka dhënë sqarime mbi mënyrën se si është realizuar lobimi në shtetet e bashkuara të amerikës, ndërsa për firmosjen e kontratave dhe pagesat e shumave monetare nuk ka dhënë shpjegime pasi ka pretenduar se ka kaluar një kohë e gjatë dhe nuk mund te jepte sqarime pa iu referuar dokumentave.
Sipas avokatit Genc Gjokatuaj, ish-presidenti ka kerkuar informacion edhe per kallezimin mbi pretendimin per arrestimin e tij ne menyre te paligjshme nga punonjesit e policise me 21 tetor por edhe për disa kallëzime që janë depozituar në prokurorinë e posaçme. Nderkohe brenda pak ditesh Meta permes avokateve do te depozitoje edhe rekursin ne gjykaten e larte per heqjen e mases së sigurise arrest me burg qe u miratua nga nga gjykata posacme e apelit.
Sipas prokurorisë së posaçme Ilir Meta akuzohet se ka ndikuar për lidhjen e marëveshjes mes Cez dhe kompanisë Dia që drejtohej nga Kastriot Ismailiaj, duke përfituar shuma parash nga Ismailiaj. Po kështu spak ka dyshime se Meta nuk ka deklaruar burimin e parave për lobimin në amerikë të partisë levizja socialsite për integrim si dhe burimi e parave për disa ndërhyrje kirurgjikale./abcnews.al