Gjykata e Lartë ka rrëzuar të enjten rekursin e bërë nga ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’.
Ilir Meta kërkoi në shkallën e tretë të gjyqësorit prishje të vendimit të datës 17 korrik të këtij viti të Gjykatës së Apelit, që e la në burg, duke pretenduar se tashmë për të janë mbyllur hetimet dhe nuk ka se si ti prishë provat e SPAK. Por pavarëisht kësaj, trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Boksi dhe me anëtarë Sokol Binaj dhe Medi Bici, nuk e pranuan rekursin e Metës, duke e lënë në qeli. Kjo ëhstë hera e dytë që Gjykata e Lartë I rrëzon rekurset Ilir Metës.
Prej një viti, ish presidenti Meta , mbahet në paraburgim, pas arrestimit nga SPAK si I dyshuar për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. Organi I akuzës, mbylli hetimet, për Ilir Metën bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe personave të tjerë të lidhur me ta, më 28 korrik të këtij viti, për tre cështje, atë të aferës CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Sipas SPAK, Monika Kryemadhi ashtu si Ilir Meta dyshohet për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Coku akuzohen për pastrim parash.
/abcnews.al

