Ilir Meta kallëzon penalisht Autoritetin e Dosjeve

schedule11:42 - 1 Shtator, 2022

schedule 11:42 - 1 Shtator, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë ka kallëzuar penalisht Autoritetin e Dosjeve, siç kishte paralajmëruar edhe më herët.
Meta thotë se ky institucion ka bërë shkelje të rënda dhe të qëllimshme në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë, Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës. Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë”, shkruan Meta në një postim në Facebook.

Më herët, gjatë një konference, Meta e kishte paralajmëruar kallëzimin e sotëm, ndërsa mohoi që ndaj tij të ketë ekzistuar ndonjë dosje.

“Autoriteti i Dosjeve do të paditet për nxjerrje të sekreteve shtetërore, për falsifikime të qëllimshme të qytetarit. Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit organik të dosjeve te sigurimit të shtetit.  Për manipulim për qëllim shantazhi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së F.T. nga Sigurimi, nuk ka ekzistuar asnjë dosje për mua dhe kot bëhen qesharakë kur duhet të merren me inceneratorë, dhe merren nëse kam ndryshuar apo jo gjeneralitetet”, kishte thënë Meta.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!