Ilir Gjyla është trajneri i ri i Lushnjes. Njeriu që e ka drejtuar edhe më parë këtë skuadër, tregon për planet e tij dhe ka një paralajmërim për futbollistët
Njeriu i stolit ka ndryshuar, por jo rezultatet. Lushnja është sërish skuadra më e dobët e Superligës, ndërsa atij që mund të quhet presidenti, kryebashkiakut Tushe, nuk i mbetet tjetër veçse të gjejë një tjetër trajner.
I përzgjedhuri i radhës është një njohje e vjetër e futbollit lushnjar si Ilir Gjyla, dhe Tushe sqaron vendimin më të fundit. Gjyla ka qenë edhe më parë trajner i skuadrës së qytetit të tij, ka përvojë dhe njihet si drejtues i guximshëm.
Ai spjegon se përse e pranoi ftesën. Gjyla nuk dëshiron të dëgjojë për lëshim të ndeshjeve.
Lushnja ka vetëm 10 pikë pas 26 javëve në Superligë, duke qenë tepër e shkëputur në vendin e fundit në renditje./abcnews.al