Diplomanti Ilir Dugolli është zyrtarisht ambasador i Kosovës në Uashington. Lajmi është bërë me dije mbrëmjen e sotme nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla.
“Ilir Dugolli është personi të cilin e kemi konsideruar si diplomatin me përvojë i cili mund t;i bëjë ballë gjithë asaj pune. Ai e ka marrë agremanin e SHBA dhe i cili brenda shumë pak ditësh udhëton për në Uashington për të filluar punën e tij atje”, deklaroi ajo mbrëmjen e sotme.
Kush është Ilir Dugolli
Së fundmi ai ka qenë ambasador i Kosovës në Turqi. Ai ishte emëruar shef i misionit diplomatik në Ankara në vitin 2019. Emërimi i tij ishte bërë me propozim të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.
Më herët, Dugolli ka qenë ambasador në Belgjikë. Ai po ashtu ishte akredituar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kosovës në Estoni, atëherë me rezidencë në Belgjikë. Dugolli ka studiuar në Universitetin britanik “Yale” dhe në “Central European University”. /Abcnews.al