TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Ilir Beqajn dhe 4 të tjerëve, ndërsa u ndryshua për një prej të dyshuarve.
Arrest në burg:
1- Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC
2- Ermal Kurtulaj – koordinator i projektit EUSAIR
Gazetari i ABC News, Ervin Leka, raporton se masa e sigurië është ndryshuar vetëm për Alfred Nikollaj, drejtori Administrativ i ‘Landways International’ nga arrest në burg në arrest shtëpie.
Arrest në shtëpi:
4- Elton Marini – Menaxher futbollistesh -ortak i shoqërisë private
Detyrim paraqitje:
5- Bledar Leka
6- Bjona Zijaj – konsulente financiare.
Akuzat për ish-ministrin e Shëndetësisë
Seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët nisi në orën 12:30 të kësaj të shtune, të cilët po hetohen për korrupsion me fondet e BE-së në agjencinë SASPAC.
Sipas gazetarit Ervin Leka, Beqaj me avokatët e tij kanë kundërshtuar të gjitha akuzat e ngritura dhe kanë kërkuar masë me te bute sigurie me garanci pasurore në gjykatë, duke ofruar 5 milionë lekë të reja.
Edhe bashkëpunëtori i Beqajt, Ermal Kurtulaj ka kërkuar masë më të butë sigurie me garanci pasurore. “Sapo kam shitur AUDI Q7, mund ta vendos shumën e parave si garanci pasurore”, është shprehur ai.
Ish-ministri i Shëndetësisë u arrestua mëngjesin e së enjtes. Sipas prokurorisë, ish-ministri Beqaj në kohën që ka mbajtur detyrën e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të programeve strategjike, e njohur ndryshe si SASPAC, ka ngritur një skemë të mirëfilltë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të parave nëpërmjet duke organizuar tendera fiktivë.
Ndaj ish-ministrit Beqaj dhe personave të tjerë, SPAK ka ngritur disa akuza, duke nisur nga ajo e korrupsionit, fshehjes apo mos deklarimit të pasurisë, shkeljes së barazisë në tendera dhe mashtrimit.
Beqaj në kohën që drejtonte agjencinë ka organizuar të paktën tetë tendera për shërbime në kuadër të dy eventeve të organizuar në vitin 2023, por në të vërtetë ato nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive, për efekt dokumentacioni dhe pagese./abcnews.al