Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar sonte në emisionin “Log.” në ABC, se do të pranojë të kandidojë nën siglën e Partisë Demokratike nëse baza thërret emrin e tij.
Sipas tij ai do të japë kontributin e vet për kandidaturën por edhe për ndihmesa të tjera brenda Partisë Demokratike.
“Baza nuk mund të çojë pa dëshirë. Baza kontakton dhe më pas dërgon emrin. Nëse do të duhet kontibuti im për çfarëdolloj nevoje, qoftë edhe për kandidaturën. Unë jam i pranishëm.” tha Ilir Alimehmeti.
Megjithatë Sali Berisha deri më tani ka thënë se garat kryesisht janë fituar nga figura me natyrë politike. Alimehmeti pranoi se ka pasur një takim pune kokë më kokë me Berishën, megjithatë nuk dha detaje të tjera rreth këtij takimi.
/abcnews.al/