Miss Shqipëria 2020, kush është vajza që fitoi kurorën e më të bukurës

schedule09:30 - 21 Korrik, 2020

schedule 09:30 - 21 Korrik, 2020

Producenti i njohur Petri Bozo dhe Miss Shqipëria 2020, Iliada Baci, ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit këtë të martë. Vetëm 16-vjeçare dhe sapo ka mbaruar vitin e parë të gjimnazit, bukuroshja nga Erseka arriti të fitojë kurorën e vajzës më të bukur shqiptare për këtë vit.

Në fillim nuk është se kisha dëshirë të madhe për të marrë pjesë, ishte komplet me këmbënguljen e mamit tim. Kjo sepse unë nuk isha mësuar me skenën dhe lidhjet me të nuk i kam patur shumë të mira. Ishte hera e parë për mua. “, tha ajo.

Bozo rrëfeu se për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, pritej që të kishte prurje të pakta por në fakt ndodhi e kundërta.

“Ka qenë një garë shumë e fortë këtë vit, se kur bëja regjinë dhe pashë top 10-shen e gocave thashë o zot shumë e vështirë për këta që do të gjykojnë. Ndoshta nga pandemia erdhi kjo lloj konkurrence e vajzave sepse ne u penalizuam që në fillim për shkak të mosardhjes së fëmijëve të emigrantëve që i kemi patur çdo vit. 

Menduam në fillimet e audicioneve që mund të ishte një kompeticion pak i varfër në raportin e bukurisë femërore, por ndodhi e kundërta.”, tha ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!