ILD hetime për të, reagon kryetarja e Gjykatës së Elbasanit: Nuk kam “TikTok”, duan të më prishin imazhin

schedule10:34 - 31 Maj, 2021

schedule 10:34 - 31 Maj, 2021

Teksa Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit, pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok” të Enkeleda Kapedanit, nga kjo e fundit ka ardhur edhe një reagim për mediat.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja bën të ditur se krye gjyqtarja e Elbasanit ka mohuar të ketë shpërndarë vetë videot në “Tik Tok” ndërsa shton se dikush i ka keqpërdorur fotot dhe emrin e saj. Më tej ajo ka shtuar se ky është një skenar i përgatitur për të prishur imazhin e saj, ndërsa u ka bërë thirrje organeve të zbardhin ngjarjen.

Reagimi  i Kryetares së Gjykatës së Elbasanit: Nuk kam Tik Tok, nuk kam përdorur kurrë rrjetet sociale. Dikush ka përdorur emrin dhe fotot e mia. Është skenar për të prishur imazhin tim. I bëj thirrje organeve të hedhin dritë për personat që kanë keqpërdorur imazhin tim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!