Shisnin ilaçe kontrabandë në pandemi, dalin emrat e 4 administratorëve të arrestuar në Tiranë

schedule20:14 - 8 Tetor, 2021

schedule 20:14 - 8 Tetor, 2021

Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, mes tyre katër administratorë farmacish, pasi akuzohen për kontrabandë ilaçesh gjatë periudhës së COVID-19. Dy të arrestuarit e tjerë janë të punësuar, mes tyre një grua 64-vjeçe që dërgonte mallrat kontrabandë.

Të arrestuarit janë;
Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie;
Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie;
Margarita Xhaxhiu 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
Jani Papuli 66 vjeç, i punësuar nga Margarita Xhaxhiu.
Florian Lila 40 vjeç, administrator i një farmacie;
Bashkim Osmani 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike

Nga operacioni i koduar “Përfitimi” janë sekuestruar barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!