Jo vetëm në muzikë, tashmë Cardi B do të debutojë dhe si një aktore. Ikona e hip-hopit do të interpretojë një grua të moshuar në filmin e ardhshëm “Assisted Living”. Reperja reagoi përmes një postimi në Twitter duke thënë se: “Puna dhe jeta do të bëhen 10 herë më e vështirë, por jam e mbingarkuar nga lumturia”.
Megjithëse “Living Assisted” do të shënojë një rol kryesor për reperen, kjo nuk është hera e parë që aktron në një film. Artistja e hiteve “Bodak Yellow” dhe “I Like It” bëri debutimin e saj në filmin e metrazhit të gjatë përballë Jennifer Lopez në “Hustlers”.
Cardi B u bë e famshme në 2015 kur filloi të mori pjesë në shfaqjen televiziveamerikane Love & Hip Hop: New York. Cardi B është e martuar me reperin Migos, Offset dhe kanë një vajzë, Kulture 2-vjeçare. /abcnews.al/