Inspektoriati Kombëtar i mbrojtjes së Territorit ka vijuar ndërhyrjen për shëmbjen e objekteve për të vijuar me punimet për zgjatimin e Lungomares.
Që prej nisjes së aksionit në Vlore jane shembur 10 objekte ne total,të cilat pengonin zhvillimin e projektit ose kishin mangesi ne dokumentacion
Objektet që po shëmben kanë qenë të pozicionuara në trasenë ku parashikohet zhvillimi i mëtejshëm i projektit.
Gjate kesaj te shtune është ndërhyrë ne zonen e rradhimes dhe Orikumit ne Vlore.
Kjo ndërhyrje vjen vetëm pak ditë pas shembjeve të kryera në Dhërmi dhe Jalë, ku IKMT ka ndërhyrë për të liruar hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme apo që binin ndesh me projektet infrastrukturore në vijim.
Aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, në funksion të zhvillimit urban dhe turistik të bregdetit jugor por fillimisht do te verifikohet dokumentacioni per objektet e klasifikuara
Gjate së shtunës përgjatë Lungomares është ndërhyrë ndër të tjera edhe për lirimin e hapësirave publike pas zaptimit në mënyrë të padrejtët nga subjektet
/ abcnews.al