IKMT shemb restorantin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo

12:42 | 21/08/201912:420

Sulmi që iu bë turistëve i ka kushtuar shtrenjtë Mihal Kokëdhimës. Ndërkohë që rrezikon lirinë, lokali i tij iu bë rrafsh me tokën nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Tri orë iu deshëm fadromave të rrëzonin “Panorman”.

Objekti dy katësh me një verandë sipër tij, rreth 2 mijë metër katrorë, që shërbente si bar- restorant, ishte ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të jugut të Shqipërisë, në gjirin e Porto Palermos. Por ai rezulton të ketë qenë pa leje. Ndërkohë që Mihal Kokëdhima shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.

Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit.

51 vjeçari Mihal Kokëdhima u vu arrestua nga policia, pas denoncimit të turistëve spanjollë. Pakënaqësia e tyre e shprehur ndaj shërbimit të Bar Restorant Panormas përfudnoi me skena të ngjashme me ato të filmave.

Prej 6 ditësh, që kur Mihal Kokëdhima u vu në pranga pas aktit barbar ndaj turistëve spanjollë, vetë familjarët e tij e më pas policia bllokuan aktivitetin e bar- restorantit dhe plazhit pranë tij.

Ndërsa të dielën ai doli para gjykatës së Vlorës, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Mihal Kokëdhimën.

Që pas publikimit të këtij rasti dhune, në rrjetet sociale nuk kanë rreshtur denoncimet nga qytetarë të ndryshëm vendas dhe të huaj, kundër Mihal Kokëdhimës.

Denoncuesit shprehen për dhunë dhe agresivitet nga ana e tij, çmime shumë të larta në lokal dhe shërbim jo etik ndaj klientëve. /ABC News Albania 24/7

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono