Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur 7 pallate të dëmtuara nga tërmeti në Laç. Banorët nuk kanë mundur të marrin dot orenditë dhe çfarë kishin tjetër në banesat e tyre, ndërsa nuk janë të sigurtë nëse ato do të rindërtohen.
Në Laç janë prishur totalisht nga IKMT 7 pallatet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët e pakët që kanë mbetur në këtë zonë kanë merak në lidhje me rindërtimin e banesave dhe bizneseve të tyre. Po prefekti Gjokë Jaku I ka sqaruar ata.
7 pallate të dëmtuara nga tërmeti në Laç po shemben. Forcat e IKMT që në orët e para të mëngjesit kanë nisur punën për prishjen totale të tyre.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe e kanë rrethuar atë që askush mos të kalojë dhe të rrezikojë jetën.
Mësohet se pjesa më e madhe e banorëve të këtyre pallateve dhe bizneseve nuk kanë mundur dot as të marrin sendet personale dhe kanë frikë nëse do të mund të ndërtohen sërish.
Ndërsa Prefekti i Qarkut, Gjokë Jaku sqaron se ku do ndërtohen pallatet e tjera.
“Janë kompani të projektimit të cilat janë porositur të paraqisindisa variante, natyrisht është bashkia Laç ajo që do të bëj pëerzgjedhjen sheshin e ndërtimit. Aktualisht ende nuk kemi dicka konkrete për territorin e miratuar apo për projektet”.
Pallatet e Laçit u shembën vetëm nga fadromat./abcnews.al

