IKMT përfundon aksionin e prishjes së objekteve në Astir

schedule18:04 - 12 Nëntor, 2019

schedule 18:04 - 12 Nëntor, 2019

Inspektriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka përfunduar aksionin në Astir. Aksioni i IKMT nisi herët mëngjesin e sotëm, ndërsa u shoqërua me përplasje të forta mes banorëve dhe efektivëve të policisë.

Ishin 13 persona të cilët morën ndihmë mjekësore te spitali i Traumës, 5 prej tyre policë dhe 7 protestues.

Gazetarja Yllka Kamenica bën të ditur për abcnews.al se ka  mbetur edhe një ndërtesë e fundit tre katëshe, ku fadromat e IKMT po vijojnë me shembjen e saj dhe më pas aksioni mund të quhet përfundimisht i mbyllur.

Ndërkohë, sipas gazetares nga momenti në moment pritet të largohen edhe uniformat blu.

Sakaq, më një postim në rrjetet sociale IKMT pak  minuta më parë bëri me dije se aksioni ka përfunduar dhe janë shembur 33 objekte.

Nga operacioni që filloi mëngjesin e sotëm, u prishën 15 objekte një kateshe, 11 objekte 2 kateshe, 6 objekte 3 kateshe dhe 1 objekt kater katesh./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!