IKMT nis aksionin për shembjen e objekteve përgjatë lumit Gjanica

schedule09:32 - 29 Janar, 2018

schedule 09:32 - 29 Janar, 2018

IKMT nisi aksionin për shembjen e objekteve për të liruar hapësirën ku do të zbatohet projekti për qendrën e qytetit të Fierit. Sot është dita e parë dhe bëhet fjalë për rrëzimin e shumë ndërtesave përgjatë lumit Gjanica, 28 prej të cilave janë me leje. Në fillimet e aksionit të IKMT nuk ka patur probleme me pronarët, të cilët janë njoftuar disa ditë më parë.  Rikonceptimi i qëndrës së Fierit parashikon një park të madh të gjelbëruar.  Vendimi i këshillit të ministrave është firmosur në 17 janar. Bashkë me vendimin është edhe lista e pronarëve që përfitojnë shpronësim. Për këta të fundit janë 4 miliardë lekë në dispozicion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!