Ndërpriten punimet nga IKMT për prishjen e Hotel Lubjanës në Durrës. Shkak për ndërprerjen e punës nga IKMT është bërë errësira. Ndërkohë ABC News ka mësuar se punimet për prishjen e këtij objekti do të rifillojnë nesër në orën 07.30.
Sot në mesditë nisi shembja me ekskavator e hotel Lubjanës në Durrës që u shkatërrua nga tërmeti tragjik i së martës në mëngjes. Fillimisht u diskutua se mund të kishte një shembje me eksploziv, por kjo pistë ra duke pasur parasysh ndërtesat e tjera që ishin pranë.
Gradualisht po bëhet edhe shembja e hotelit, ku fatmirësisht nën rrënoja nuk pati asnjë person./abcnews.al

