Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon në Prokurori kryetaren e bashkisë së Sarandës, Floriana Koka, ish-kryetarin e Bashkisë, Edmond Gjoka dhe ish-shefin e urbanistikës në këtë bashki, Panajot Gunari.
Të tre këta zyrtarë, sipas IKMT, dyshohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
IKMT thotë se Koka, Gjoka dhe Gunari janë përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin, të lejes së ndërtimit në favor të një kompanie ndërtimi si dhe për zgjatjen e afatit të kësaj leje për ndërtimin e një kompleksi në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Cukes./abcnews.al