IKMT aksion te Gjiri i Lalzit, nis prishja e 30 objekteve

schedule11:11 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 11:11 - 22 Dhjetor, 2020

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne një aksion në Gjirin e Lalzit.

Përmes një deklarate IKMT bë të ditur se do të prishen 30 objekte me funksione shërbimi, një deri në dy kate, me konstruksione druri dhe metalike. Sipas IKMT, objektet janë të gjitha pa leje.

“IKMT  prish 30 objekte në Gjirin Lalëzit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm një operacion në Gjirin e Lalzit. Do të prishen 30 objekte me funksione shërbimi, një deri në dy kate, me konstruksione druri dhe metalike. Objektet janë të gjitha pa leje”, thuhet në njoftim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!